Rocket League Esports dhe kompania e shërbimeve financiare Ally Financial kanë shpallur Ally Women’s Open, një turne i ri për femra në video-lojën Rocket League.
Turneu pritet të fillojë me datën 25 mars dhe do të shpërndaj çmime në vlerë 30.000 dollarë.
Ky partneritet e sheh kompaninë Ally të bëhet një sponsor zyrtar i ligës RLCS të Amerikës së Veriut, dhe gjithashtu përfshin markën në transmetimet RLCS gjatë ndarjeve të dimrit dhe pranverës, shkruan esportsinsider.
Raidiant and @Ally are proud to present the Ally Women’s Open in partnership with @RLEsports!
🗓️ March 25-26, 2023
💰 $40,000 Prize Pool
🌍 European and 🌎 North American brackets
📺 https://t.co/6PJ5LO3TWE pic.twitter.com/rJt1J4DJF1— Raidiant (@RaidiantGG) March 1, 2023
Ally Women’s Open do të prodhohet nga platforma e eSports për femra Raidiant dhe do të udhëhiqet nga një ekip menaxhues vetëm femra.
Turneu do të transmetohet në kanalin zyrtar të Rocket League në platformën Twitch. /Telegrafi/