Edhe dy javë na ndajnë nga fillimi i turneut Riyadh Masters 2023.
Riyadh Masters 2023 është një turne në Dota 2 që rivalizon turneun më të madh The International me çmimin e tij prej 15 milionë dollarësh.
Ngjarja është planifikuar të zhvillohet midis 17-30 korrikut në Riad të Arabisë Saudite.
Riyadh Masters bashkon 20 skuadrat më të mira në botë dhe disa prej tyre tashmë janë zbuluar.
Më poshtë i gjeni tetë skuadrat që kanë siguruar tashmë një vend në fazën e grupeve të Riyadh Masters 2023:
Gaimin Gladiators
BetBoom Team
PSG.LGD
Tundra Esports
Talon Esports
Team Spirit
Evil Geniuses
Shopify Rebellion
/Telegrafi/