Telegrafi

Së shpejti fillon turneu i CS:GO IEM Cologne, këto janë ekipet pjesëmarrëse

Turneu i cili do të mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë, pritet të shpërndaj çmime në vlerë afro 1 milion dollarë për ekipet pjesëmarrëse.

Ndeshjet e fazës ‘Play-In’ do të fillojnë me datën 5 korrik, ndërsa faza e grupeve do të fillojë me datën 7 korrik.

Në fazën ‘Play-In’ do të garojnë gjithsej 16 ekipe, ku tetë prej tyre do të sigurojnë pjesëmarrjen për në fazën e grupeve, ku i presin tetë ekipet tjera të cilat janë të kualifikuara direkt në këtë fazë.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në formatin ‘Bo1’, dhe ekipet do të jenë të ndara në dy grupe në fazën kryesore.

Më poshtë i gjeni të gjitha ekipet pjesëmarrëse në të dyja fazat e turneut:

Faza Play-In

Heroic
Sprout
MOUZ
paiN
Spirit
Complexity
00Nation
Astralis
BIG
ORDER
Outsiders
Imperial
MIBR
Movistar Riders
TYLOO
Vitality

Ekipet e kualifikuara direkt në fazën e grupeve:

Na’Vi
NiP
G2
ENCE
FaZe
Liquid
Cloud9
FURIA

/Telegrafi/