Site icon Telegrafi

Së shpejti fillon ndeshja e parë e ekipit shqiptar Bad News Eagles në Paris

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles janë duke garuar në turneun më të madh të CS:GO i cili po mbahet në Paris.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit me renditjen në vendin e nëntë në botë – ENCE.

Orari i ndeshjes ishte caktuar për sot (e shtunë) nga ora 16:00, mirëpo për shkak të ndeshjeve tjera Bad News Eagles do ta fillojë ndeshjen e tyre nga ora 13:25.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch, si dhe në kanale të ndryshme me komentim në shqip.

Theksojmë se ekipit shqiptar i duhen tri fitore për të kaluar në fazën tjetër të turneut BLAST Paris Major. /Telegrafi/

Exit mobile version