Site icon Telegrafi

Së shpejti fillon ndeshja e ekipit shqiptar Bad News Eagles ndaj ekipit polak 9INE

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles do të përballet me 9INE në kuadër të turneut ESL Challenger League, ku 24 skuadra garojnë për grupin e çmimeve prej 50.000 dollarësh.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e martë) duke filluar nga ora 19:00, në formatin ‘Bo3’.

Dy herët e fundit që janë përballur këto dy ekipe, fitues doli ekipi 9INE.

Në renditje më të mirë janë ekipi shqiptar që mbajnë vendin e 20 –të në ranglistën botërore, ndërsa 9INE renditen në vendin e 33 –të.

Fituesi i ndeshjes do të kaloj në çerekfinale dhe do të takohet me ekipin Monte.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin JokerBR në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version