Katër skuadra kanë mbetur në garë në turneun me vlerë 333 mijë dollarë – Brazy Party.
Pas një jave me ndeshje të shumta, është afruar momenti kur do të mësohet fituesi i turneut Brazy Party.
Ndeshjet gjysmëfinale fillojnë sot (e martë) me 9INE dhe Astralis nga ora 17:00 në formatin ‘Bo3’.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet ndërmjet Cloud9 dhe OG, duke filluar nga ora 20:00.
Për fituesin e këtij turneu do të ndahen 133 mijë dollarë.
Ndeshjet do të transmetohen në kanale të ndryshme në platformën Twitch. /Telegrafi/