Tetë skuadra kanë mbetur në garë në turneun e fundit Major të CS:GO që po mbahet në qytetin e Parisit.
Dy ndeshjet e para të fazës ‘Champions Stage’ do të fillojnë sot (e enjte) duke filluar nga ora 15:00.
Ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet FaZe dhe Heroic në formatin ‘Bo3’ ku ekipi fitues kalon në gjysmëfinale ndërsa ekipi humbës eliminohet.
Në ndeshjen e dytë për sot do të përballen Vitality dhe Into the Breach, ku favorit i ndeshjes është ekipi francez.
The @GoldenHornets are here early for @TeamVitality 🐝#BLASTTVMajor pic.twitter.com/mlke07QeZx
— HLTV.org (@HLTVorg) May 18, 2023
Ndërsa dy ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër (e premte).
Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për çmimin e vendit të parë prej 500.000 dollarësh.
Këto janë oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen sot në turneun BLAST Paris Major:
15:00 FaZe – Heroic
19:00 Vitality – Into the Breach