Pak ditë kanë mbetur nga fillimi i ngjarjes BLAST Paris Major Europe RMR.
Bad News Eagles po kërkojnë të bëhen pjesë e Majorit të tretë radhazi të CS:GO, pas suksesit të tyre në dy të fundit.
Ndeshja e tyre e parë do të zhvillohet me datën 6 prill, ndaj ekipit rus 1WIN.
Ekipi shqiptar është pjesë e grupit A, së bashku me 15 skuadra të mëdha botërore, ku vetëm tetë më të mirat do të sigurojnë pjesëmarrjen në Major.
Ngjarja RMR do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, ndërsa Majori i madh do të mbahet në Paris.
Ndeshja e Bad News Eagles do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/