Site icon Telegrafi

Së shpejti bari kundër mbipeshës

Llogaritet se vetëm në Britani të Madhe, 1.000 veta vdesin në javë si pasojë e peshës së lartë trupore.

Mirëpo kësaj epidemie duket se po vjen fundi, pasi që shkencëtarët francezë kanë zbuluar bar për shkrirjen e dhjamit.

Shkencëtarët pranë Universitetit “Lous Pasteur” kanë zbuluar barin i cili i ndihmon organizmit që të lirohet nga yndyra e tepërt.

Ky bar është i testuar te minjtë laboratorikë, të cilët për një periudhë shumë të shkurtë kanë humbur shtresat e yndyrës. Përveç humbjes së kilogramëve nuk është vërejtur ndonjë efekt tjetër negativ i këtij bari.

Bari mban emrin SRT1720 dhe është kimikisht i përafërt me ekstraktin e verës së zezë-rezervatrolin, të cilit i është shtuar proteina SIRT1 (e njohur si luftues i plakjes).

Që bari të provohet te njerëzit janë të nevojshme edhe disa analiza shtesë.

Exit mobile version