Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të garojnë në turneun ESL Challenger Melbourne që ndan çmime në vlerë 100.000 dollarë.
Turneu ESL Challenger Melbourne do të mbahet në Melburn të Australisë, dhe ekipi shqiptar është ftuar për shkak të renditjes së tyre të ESL.
Turneu do të fillojë me datën 28 prill, ndërsa ndeshje e parë e ekipit shqiptar nuk dihet ende.
Bad News Eagles janë pjesë e grupit B me skuadra si Movistar Riders, Rare Atom dhe VERTEX.
Në këtë turne do të garojnë tetë skuadra për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.
Bad News Eagles janë njëra ndër skuadrat favorite në këtë turne, pasi në ranglistën botërore, vetëm ekipi Complexity kanë renditje më të mirë.
Në rast të fitores ekipi shqiptar do të kualifikohet në turneun ESL Pro League Season 18. /Telegrafi/