Site icon Telegrafi

Së paku katër ushtarë amerikanë kanë vdekur pas sulmit vdekjeprurës në Kabul

Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur në kryeqytetin afganë, Kabul, ku për pasojë ka edhe viktima dhe të lënduar.

Të paktën katër ushtarakë amerikanë u vranë në shpërthimet në aeroportin e Kabulit, thanë burimet për reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha në një deklaratë se “një numër” i anëtarëve të shërbimit amerikan vdiqën në sulm, por nuk dha detaje, raporton theguardian.

Të tjerët u plagosën dhe “një numër afganësh” gjithashtu ishin viktima. Zyrtari tha gjithashtu se “një numër tjetër” po trajtohen për plagë.

Ndryshe, shërbimet inteligjente britanike kishin paralajmëruar sulmin e përgjakshëm në Afganistan. /Telegrafi/

Exit mobile version