Telegrafi

“Së bashku për autizëm” – organizohet turneu i madh nga Ujë Rugove në CS2

Korporata Rugove ka vazhduar me aktivitete e saj, ku kësaj radhe kanë organizuar një turne të madh në CS 2.

Ujë Rugove së bashku me Federatën Esports Kosova kanë organizuar një turne të madh që do të zhvillohet më 23 dhe 24 mars të këtij viti.

Ky turne është organizuar në mbështetje të fëmijëve me autizëm përmes ‘Turneut Bamirës Rugove CS2 2024’. Në këtë event do të sigrohen fonde për Asociacioni Nacional i Autzimit në Kosovë, derisa realizohet nga XPortal Esports.

Vlen të theksohet se Ujë Rugove tashmë ka ndarë 1000 euro për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë. Gjithashtu, gjatë turnirit çdo donacion tjetër që shtohet do të shkojë direkt për ANAK për të mbështetur fëmijët me Autizëm.

Vendi i parë në këtë turne do të marrë shpërblim prej 1000 eurove, derisa për vendin e dytë ka dhurata nga Korporata Rugove.

Xhirollogaritë për donacione: Asociacioni Nacional i Autizmit ne Kosove, Adresa: Rrustem Statovci, nr.41 Prishtinë, Banka Ekonomike 1401000001748216, ProCredit Bank 1180003412000197, BKT 1970879220031157.  /Telegrafi/