Neymar nuk do të arrijë kurrë nivelin e Peles, ka thënë ish-trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari .
Ai në një intervistë për gazetën spanjolle El Mundo, tha se i gjithë Brazili e di se kush është Pele.
“Në Brazil e dimë se kush është Neymar dhe kush është Pele. Ne e dimë se ka vetëm një Pele dhe nuk do të ketë kurrë një tjetër”.
“Një lojtar mund të jetë shumë i mirë, madje edhe spektakolar, por kurrë nuk do të jetë si Pele sepse nuk ka trashëgimtar”, ka thënë Scolari.
Pele ishte vetëm 17 vjeç kur e fitoi Kupën e Parë Botërore në Suedi në vitin 1958.
Neymar është 26 vjeç dhe deri tani ka vetëm kujtime të këqija në Kampionatet Botërore.
Ai nuk ishte në fushë në humbjen e turpshme ndaj Gjermanisë 7-1 në Belo Horizonte.
Scolari madje beson se Neymar ka ngecur në zhvillim prej se ka kaluar në PSG. /Telegrafi/