Bastian Schweinsteiger nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.
Kampioni i Botës me Gjermanin nuk është në planet e Jose Mourinhos tek Manchester United.
Kësisoj largimi i tij nga ‘Old Traford’, duket më se i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Është mbrojtësi gjerman, Kevin Grosskreutz që i ka bërë një ftesë mikut të tij t’i bashkohet te Stuttgarti në Bundesliga 2.
“Bastian është duke kaluar momentin më të keq në karrierën e tij dhe për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë”.
“Ai ka reaguar mirë duke mos bërë polemika, mirëpo unë e kam telefonuar dhe e kam ftuar të më bashkohet në Stuttgart. Do të ishte një nder i madh ta kemi kampionin e botës këtu”, deklaroi Grosskreutz.
Stuttgart vitin e kaluar ka rënë nga elita e futbollit gjerman, ndërsa tani llogaritet si favoriti kryesor për tu rikthyer në Bundesliga. /Telegrafi/