Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka përjashtuar një kthim në klub për mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger.
Strategu italian iu bashkua kampionëve të Bundesligas këtë verë dhe është duke e përgatitur ekipin e tij për rrugën e tyre për të fituar titullin e pestë të ligës gjermane.
Schëeinsteiger, i cili ishte një lojtar i ekipit të parë të Bayern lojtari i parë për 13 vjet, është aktualisht në Manchester United, por ka qenë i lidhur me një rikthim, pasi u ngri nga Jose Mourinho në Old Trafford.
“Ai ishte një lojtar fantastik. Por, nuk do të kthehet në planet tona”, ka thënë Ancelotti për kthimin e 32-vjeçarit në Allianz Arena.
“Unë nuk mendoj se është momenti i duhur që ai të kthehet në Munich”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/