Manchester Unitedi barazoi sot (e diel) ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-1.
Këtë takim Bastian Schweinsteiger e shfrytëzoi më së miri, edhe pse nuk ishte në fushë për shkak të lëndimit.
Mesfushori gjerman arriti të takon Eric Cantonan, i cili ishte në shkallët e stadiumit Old Trafford.
“E takova Eric Cantona sot. Ai është një nga lojtarët e mi të preferuar që kur isha fëmijë”, ka thënë Schweinsteiger. /Telegrafi/