Bastian Schweinsteiger ka qenë njëri nga mesfushorët më të mirë në Evropë për disa vite, para se të kalonte në Manchester United.
Mesfushori gjerman fitoi gjitha trofetë e mundshëm me Bayernin, por edhe ishte kampion bote me Gjermaninë.
Megjithatë kalimi në Old Traford në vitin 2015 nuk ishte më i miri i mundshëm.
Ai u transferua te Djajtë e Kuq pas këmbënugljen nga Louis Van Gaal, por me ardhjen e Jose Mourinhos gjërat ndryshuan për të.
Ish-mesfushori gjerman luajti vetëm katër ndeshje nën urdhrat e portugezit, para se të kalonte tek Chicago Fire në MLS në mars të vitit 2017.
Duke folur për një podcast të klubit anglez, Schweinsteiger ka zbuluar se në një moment ishte lënduar shumë nga Mourinho.
“Në ditëlindjen time po ndërrohesha në dhomën e zhveshjes, por një person më tha që nuk mund të hyja dhe se duhej të luaja me ekipin rezervë. Isha shumë i trishtuar sepse askush nuk më fliste”, tha Schweinsteiger.
“Më pas fola me Mourinhon dhe ai më shpjegoi diçka që thjesht nuk e kuptoja, kishte të bënte me lëndimin e dytë që kisha pasur”.
“Kisha respekt të madh për të, sigurisht, por nuk mund ta kuptoja pse nuk më lejuan të stërvitesha me ekipin e parë. Ata nuk besonin më se isha profesionist, por kjo nuk ishte e vërtetë”, tha gjermani.
37-vjeçari gjatë qëndrimit në Old Traford ka zhvilluar 35 ndeshje me Manchester Unitedin duke shënuar dy gola e duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/