Telegrafi

Schurrle kthehet në Angli

Një tjetër eksperiencë angleze mund të bëhet realitet për Andre Schurrlen.

25-vjeçari i cili ka një kontratë deri në 2019 me Wolfsburgun duket se nuk është aspak i lumtur dhe për këtë mund të largohet nga Wolkswagen Arena.

Sezonin e ardhshëm skuadra e drejtuar nga Dieter Hecking nuk do të marrë pjesë në asnjë nga kupat e Evropës dhe kjo është një arsye më shumë që Schurrle të zgjedhë një aventurë tjetër.

Ekipi që interesohet për futbollistin është Tottenham, që do të bëjë maksimumin për të rrëmbyer lojtarin gjatë verës.

Schurrle më parë ka luajtur për Chelsea, por ishte huazuar të Wolfsburgu.