Site icon Telegrafi

Progres në gjendjen shëndetësore të Schumacher, ai nuk është më i lidhur në aparaturat mjekësore

SAO PAULO, BRAZIL - NOVEMBER 22: Michael Schumacher of Germany and Mercedes GP attends the drivers press conference during previews for the Brazilian Formula One Grand Prix at the Autodromo Jose Carlos Pace on November 22, 2012 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Më 29 dhjetor mbushen 5 vjet që nga aksidenti i tmerrshëm që Michael Schumacher pësoi në një pistë skish duke u “zhdukur” praktikisht nga vëmendja publike.

Që prej asaj dite të errët për familjen dhe miliona mbështetës të 7-herë kampionit të Formula 1, shumë gjëra kanë ndodhur. Lewis Hamilton ka thyer rekordin e gjermanit për pole position në karrierë, 83 me 68.

Megjithatë, ish-piloti i Benetton, Ferrari dhe Mercedes mbetet në avantazh për sa i përket garave të fituara (91 me 73) dhe titujve kampion (7 me 5).

Tifozi i tij i zellshëm, Sebastian Vettel, ka ndjekur gjurmët e tij te Ferrari por nuk ka mundur të përsëri suksesin e tij.

Madje edhe djali i tij Mick, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur babai u aksidentua, tashmë është kampion i Formula 3 dhe premton të ndjekë gjurmët e Shumacher në Formula 1.

Por edhe pse deri tani pak është folur për rikuperimin e gjermanit, “Daily Mail” raporton se Schumi ka bërë përmirësime në javët e fundit e madje është çuar në këmbë, nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe nuk mbijeton më vetëm falë pajisjeve.

Gjithsesi, trajtimi të cilit po i nënshtrohet kushton më shumë se 55 000 euro në javë dhe përkundër asaj që është raportuar muaj më parë, ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Galand të Zvicrës dhe nuk është transferuar në Majorka.

Exit mobile version