Paul Scholes mbetet i bindur nga Daley Blind në mbrojtje të Manchester United, duke këmbëngulur se njerëzit janë të prirur që atë ta shohin duke dështuar.
26-vjeçari ka luajtur çdo minutë të këtij sezoni në Ligën Premier për Unitedin deri tani si një qendërmbrojtës, pavarësisht se Chris Smalling, lojtari i vitit i sezonit të kaluar është i aftë dhe në dispozicion për përzgjedhje.
Scholes ka lavdëruar shfaqje e tij së bashku me nënshkrimin e ri Eric Bailly, por mendon se është vetëm një çështje kohe para se lojtarët konkurrent të përfitojnë nga shtati i shkurtër i reprezentuesit holandez.
“Blind është një mesfushor-mbrojtës më i mirë se një qendërmbrojtës për Unitedin, por ai ka qenë një partner i shkëlqyer për Eric Bailly deri më tani këtë sezon, prandaj kjo është arsyeja pse Chris Smalling nuk është në ekip këtë moment”, ka thënë Scholes për Manchester Evening News, transmeton Telegrafi.
“Megjithatë, ai nuk ka fituar mbi të gjithë akoma. Pse? Sepse ai është i kufizuar fizikisht në Ligën Premier dhe njerëzit janë duke pritur që ai të gjendet në këtë pikë”.
“Unë mendoj se kundër Cityt ai gaboi kundër Kevin de Bruyne. Mendoj se në kohë më të gjatë e shoh Smallingun si partner të Baillyt”, përfundoi ish-mesfushori anglez. /Telegrafi/