Ish-ylli i Manchester Unitedit, Paul Scholes e ka paralajmëruar sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviq për vështirësitë që e presin në Old Trafford.
Sipas Scholesit ylli suedez do ta ketë të vështirë të shënojë shumë gola për Manchester Unitedin, pasi nuk e ka të njëjtin kualitet prapa tij siç e kishte te PSG-ja.
“Nuk dimë për Zlatanin. Ai është 34 vjeç dhe ndoshta do të luajë vetëm një vit. Në rregull ai është i përgatitur fizikisht. Ai luante në PSG dhe ata krijonin shumë shanse, ishte e lehtë për të që të shënonte në atë ligë. Ky ekip i Unitedit nuk është aq i mirë sa i PSG-së. Mund të jetë në të ardhmen, por tani ai duhet të punojë më tepër vetveten me këtë ekip, më tepër se që punonte te PSG-ja”, ka thënë Scholes për Sport Witness.