Telegrafi

Scholes insiston se mbrojtja e Chelseat është më e dobëta, madje më e dobët se ajo e Unitedit

Komentet e Paul Scholes në lidhje me mbrojtjen e Manchester United që është më e fortë se ajo e Chelseat janë rishfaqur pas humbjes 5-0 të së dielës ndaj Liverpoolit.

Djajtë e Kuq u turpëruan në Old Trafford, me tifozët e tyre që filluan të largoheshin nga stadiumi në minutën e 60-të.

Kjo do të thotë se ata kanë pranuar tani 15 gola në Ligën Premier këtë sezon, pesë herë më shumë se lideri aktual i ligës, Chelsea.

Lexo po ashtu Nuk e përballojnë rezultatin: Tifozët e Unitedit largohen nga Old Trafford pa përfunduar ende takimi

Kjo është një situatë e vështirë për Scholes, i cili javën e kaluar këmbënguli që United ka një mbrojtje më të fortë se Chelsea.

“Vërtet?” U përgjigj Scholes i habitur. “Epo, Liverpooli ka qendërmbrojtësit më të mirë, [Manchester] City ka dy të mrekullueshëm, mendoj se United ka dy shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Scholes e kishte paralajmëruar disa ditë më parë debaklin e Unitedit nga Liverpooli, fjalët e legjendës angleze tani bëhen virale

“Unë mendoj se Chelsea ka më të dobëtën nga katër vendet e para në mbrojtje”.

Epo, kjo nuk i ka shkuar aspak mirë legjendës së Djajve të Kuq.

Vetëm të dielën mbrëma, Unitedi pranoi pesë gola nga Liverpooli, derisa Chelsea është lider i Ligës Premier, e kjo meritë i shkon më shumë mbrojtjes së tyre. /Telegrafi/