Telegrafi

Schneiderlin: Erdha te një klub me histori të madhe

Morgan Schneiderlin ka folur për herë të parë  si futbollist i Evertonit.

Mesfushori francez është transferuar nga Manchester United te Evertoni për një shifër prej 22 milionë funtesh.

Ky transferim erdhi te skuadra nga Liverpooli me kërkesë të trajnerit holandez, Ronald Koeman, i cili kishte punuar me të në kohën e tyre te Southamptoni.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për çmimin e Schneiderlin, mesfushori largohet nga Unitedi

“Everton është një klub i madh në historinë e futbollit anglez”, ka thënë Schneiderlin në intervistën e tij të parë si futbollist i Evertonit.

“Mezi po pres të luaj dhe të prezantohem për këtë klub të madh”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/