Morgan Schneiderlin ka folur për herë të parë si futbollist i Evertonit.
Mesfushori francez është transferuar nga Manchester United te Evertoni për një shifër prej 22 milionë funtesh.
Ky transferim erdhi te skuadra nga Liverpooli me kërkesë të trajnerit holandez, Ronald Koeman, i cili kishte punuar me të në kohën e tyre te Southamptoni.
“Everton është një klub i madh në historinë e futbollit anglez”, ka thënë Schneiderlin në intervistën e tij të parë si futbollist i Evertonit.
“Mezi po pres të luaj dhe të prezantohem për këtë klub të madh”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/