Telegrafi

Schmidt: Google po luan lojë të ndershme

Këto komentë Schmidt i ka bërë gjatë raportimit në një seancë dëgjimore në kongresin amerikan në Washington. “Unë mund t’ju siguroj ju, të gjithëve, se ne nuk kemi trukuar kurrë asgjë”, – ka thënë Schmidt.

Raportimi i tij vjen në kuadër të hetimit të Komitetit Gjyqsor të Senatit, i cili po investigon në kuadër të abuzimit të tregtisë së ndershme për Google. Një hetim mbi këtë çështje ka ndërmarrë edhe Komisioni Evropian. /Telegrafi/