Site icon Telegrafi

Schmelzer vazhdon me Dortmundin

Borussia Dortmundi ka vazhduar kontratën me mbrojtësin Marcel Schmelzer deri në vitin 2021.

Verdhezinjtë kanë rinovuar kontratën me Schmelzer, i cili është pjesë e klubit prej 11 sezonesh.

Schmelzer kishte një kontratë deri në vitin 2017 me Dortmundin, por duket se ka vendosur ta mbyllë karrierën në këtë ekip duke rinovuar dhe me katër sezone të tjerë.

“Jam shumë i lumtur për kontratën time të re me Dortmundin. Borussia mbetet shtëpia ime sa i përket sportit”, ka thënë gjermani.

Schmelzer iu bashkua Dortmundit në vitin 2005 nga Magdeburgu, por për të debutuar me verdhezinjtë iu deshën 3 vjet, gusht 2008.

Që nga ai takim Schmelzer ka 195 ndeshje me Borusian. /Telegrafi/

Exit mobile version