Grupi i parë i skuadrave që u eliminuan nga BLAST.tv Paris Major 2023 Europe RMR A u vendos pasi SAW dhe Viperio humbën ndeshjet e tyre përkatëse.
Ekipi portugez SAW u eliminua nga OG, pas një humbje me rezultat 2-1 me mapa ndaj OG.
Në anën tjetër Viperio pësuan humbje nga Sprout me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ndërkaq Sprout dhe OG do të vazhdojnë luftën e tyre për mbijetesë në turne të shtunën kundër skuadrave të tjera që mbajnë rekord të ndeshjeve 1-2.
Deri më tani asnjë skuadër nuk ka siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major, ku po zhvillohen ndeshjet vendimtare Na’Vi – FaZe dhe fnatic – B8.
/Telegrafi/