Telegrafi

Saul rinovon me Atleticon, por klauzola e tij është marramendëse  

Atletico Madridi thuhet se ka futur një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e re nëntëvjeçare të Saul Niguez.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Atletico ka si qëllim për të ‘mbrojtur’ Saulin nga interesimi në rritje i skuadrave të mëdha evropiane pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse në Kampionatin Evropian U-21.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian U21 (Foto)

Për më tepër, mesfushori spanjoll thuhet se ka urdhëruar të njëjtën klauzolë largimi si ajo e shokut të ekipit dhe kombëtares, Koke.

“Sauli është një shembull për të gjithë të rinjtë në akademinë tonë”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv Jose Luis Caminero për faqen zyrtare të Los Colchoneros.

Lexo po ashtu Zyrtare: Saul te Atletcio deri më 2026

“Ai është një shembull se si të tregoni veten dhe të punoni për ekipin, një shembull solidariteti në fushë dhe me cilësi mbresëlënëse”.

“Ne duhet të jemi shumë të lumtur për këtë marrëveshje, sepse ai është një lojtar i madh dhe nuk shoh asnjë kufizim në rritjen e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Atleticos. /Telegrafi/