Talenti i jashtëzakonshëm spanjoll, Saul Niguez ka folur për të ardhmen e tij.
Pasi po kalon nëpër një formë të mrekullueshme, interesim për mesfushorin spanjoll kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane.
Mirëpo ka qenë vetë Niguez që ka konfirmuar se e ardhmja e tij do të jetë në ‘Vincente Calderon’.
“Për sa kohë që Diego Simeone do të jetë këtu edhe un do të qëndrojë me të”, tha Saul.
“Është shumë e rëndësishme që trajneri të ketë besim në ty dhe këtë e kam nga Simeone”.
“Dua të mbetem këtu sa më gjatë dhe të fitojë trofe me Atleticon”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/