Telegrafi

Saul kërkon rritje page te Atletico

Atletico Madridi është në bisedime me mesfushorin ofensiv, Saul Niguez.

Sipas AS, negociatat po zhvillohen mes klubit dhe lojtarit, teksa vet lojtari thuhet se ka kërkuar nëpërmjet agjentit të tij plot pesë milionë euro pagë.

Atleticos i konvenon që të rinovojë kontratën me lojtarin, pasi që ai ka tashmë një klauzolë shumë të vogël prej 24 milionë eurosh duke bërë që shumë klube evropiane ta kërkojnë atë .

21-vjeçari merret vesh se është i kënaqur te Atletico, por vetëm dëshiron që t’i përmbushë kërkesat e tij për pagë. /Telegrafi/