Sauber, e cila garon në Botërorin e Formula 1 ka bërë prezantimin e saj për fansat, e cila do të quhet “C36”.
Ajo që bie në sy është turiri në formë shigjete i makinës që edhe këtë sezon do të përdorë motorin Ferrari.
Këtë sezon, bolidi do të pilotohet nga Marcus Ericsson (i konfirmuar nga vjet) dhe Pascal Wehrlein (erdhi nga Manor).
Ky i fundit, për shkak të një dëmtimi, nuk do të jetë në pistë në testet e para sezonale që do të zhvillohen të hënën e ardhshme në pistën e Montmelo (Barcelonë, Spanjë).
Vjet, Sauber e mbylli Botërorin e Formula 1 në vendin e dhjetë, ndaj këtë sezon synon një pozicion më komod në renditje.