Telegrafi

Sassuolo – Roma, formacionet zyrtare

Sassuolo dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafir të Sassuolos në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Serie A, ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45 në Mapei Stadium.

Ekipi i Paolo Fonsecas udhëton për këtë takim me një formë të luhatshme, por pret fitore për të mbajtur pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit nuk janë në formë të mirë këtë sezon, por synojnë rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sassuolo: Consigli; Toljan, Ferrari, Romagna, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo

Roma: Pau Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Spinazzola; Veretout, Cristante; Under, Pellegrini, Kluivert; Dzeko

/Telegrafi/