Sassuolo ka marr një fitore të madhe ndaj Romës me rezultat 4-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe tri gola duke e befasuar Romën.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë me anë të Francesco Caputo, i cili shënoi për 1-0, ndërsa lojtari i njëjtë shënoi edhe golin e 2-0 në minutën e 16-të.
Në minutën e 26-të ishte Filip Djuricic që shënoi për 3-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi komode.
INTERVALLO | #SassuoloRoma 3⃣-0⃣
Strepitoso primo tempo dei neroverdi! Sassuolo avanti grazie alle reti di Ciccio Caputo (doppietta) e Filip Djuricic 💪💪💪#ForzaSasol 🖤💚
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2020
Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën që gjetën shpejt golin e parë me anë të Edin Dzeko (55’) për 3-1 dhe ky gol i dha zemër ekipit kryeqytetas.
Në minutën e 72-të, Roma gjeti edhe golin e dytë me anë të Jordan Veretout nga pika e bardhë për 3-2, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi Jeremie Boga shënoi një gol të bukur për 4-2.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Sassuolo iu gëzua një fitore të madhe.
Triplice fischio. #SassuoloRoma finisce 4-2 pic.twitter.com/GIozMVnDhb
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 1, 2020
Pas kësaj humbje, Roma mbetet në pozitën e katërt me 39 pikë apo një më shumë se Atalanta, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e 13-të me 26 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Giallorossët e presin Bolognan, ndërsa Sassuolo udhëton te Spali. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mOdQZvLlrIM
https://twitter.com/amadoit__/status/1223718662995050496