Klubi i Sassuolos ka konfirmuar se Eusebio Di Francesco do të bëhet “së shpejti” trajner i ri i Romës.
Di Francesco është konsideruar prej kohësh zgjedhja e parë e Romës për të zëvendësuar Luciano Spalletin, i cili që atëherë është transferuar te Interi.
Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i përgjithshëm i Sassuoloos, Giovanni Carnevali, i cili beson se tani është “çështje e ditëve” për të zbarkuar në kryeqytet.
“Di Francesco do të takojë drejtuesit e Romës së shpejti, mund ta themi këtë”, ka thënë Carnevali për Sassuolocalcionews.it.
“Ne u takuam me bordet drejtuese të Giallorossëve dhe gjithçka do të përfundoj brenda disa ditëve”.
“Ne nuk kishim asnjë dyshim, duke pasur parasysh marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Romën”, përfundoi menaxheri i Sassuolos. /Telegrafi/