Sassuolo është bërë klubi i parë në Serie A që ka njoftuar tashmë datën e rikthimit në stërvitje, pas pushimit të detyruar rreth dy muajsh shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Rajoni i Emilia-Romagna njoftoi më herët këtë javë se klubet profesionale mund të rifillojnë aktivitetin sportiv, në përputhje me distancimin shoqëror.
Edhe pse Parma dhe Spal po preferojnë të presin FIGC dhe qeverinë për të arritur një marrëveshje për protokollin shëndetësor, Sassuolo ka vendosur të ec përpara.
“Sassuolo njofton se nga e hëna 4 maj, do t’u japim lojtarëve përdorimin e fushave të Qendrës së Futbollit Mapei për seanca opsionale, individuale”.
“Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fusha, në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror, ndërsa hyrja në ambiente të mbyllura (zhveshtore, palestra, zyra) do të ndalohet”.
Dal 4 Maggio sessioni individuali facoltative al #MapeiFootballCenter 🏃
Il comunicato ufficiale è su https://t.co/RfgEbIGwM8#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/ZfQA7x6OQV
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) May 2, 2020
“Seancat individuale, të cilat do të zhvillohen gjatë mëngjesit, ku nga e hëna në të premten, do t’i përdorin tre fusha dhe gjashtë lojtarë në orë , ku nuk do të marrin pjesë stafi teknik, ndërsa mbikëqyrja mjekësore do të jetë në dispozicion”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit italian.
Napolit gjithashtu i është dhënë leje për të rifilluar punën më 4 maj, por akoma nuk e ka konfirmuar rikthimin në stërvitje. /Telegrafi/