Nga një aksident të ndodhur në një nga minierat në Bosnjë dhe Hercegovinë ka vdekur një person.
Përveç tij, sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, nga aksidenti në minierën e Brezës kanë mbetur të lënduar katër minatorë.
Presidenti i Sindikatës së Minatorëve, Sinan Husiq, ka konfirmuar se një aksident ndodhi në një nga vendet e punës, gjatë të cilit sasi të mëdha qymyri ranë mbi pesë punëtorë.
Katër minatorë u transportuan në spital, dhe një që ishte në gjendje kritike fatkeqësisht ndërroi jetë.
Sipas Husiq, nuk ka lëndime kërcënuese për jetën midis katër minatorëve të mbetur të lënduar. /Telegrafi/