Site icon Telegrafi

Sarkozy, president i gjigantit francez?

Nicolas Sarkozy, i cili shërbeu si President i Francës nga 2007-2012, ka thënë se i  është ofruar roli i presidentit të PSG-së nga pronarët e klubit parisien.

Sipas GQ, politikani francez, Sarkozy mund të bëhet president i gjigantëve të Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Presidenti i PSG-së flet për rastin e Aurier, sulmon UEFA-n

61-vjeçari, i cili shërbeu si President i Francës nga 2007-2012, ka thënë se i është ofruar roli nga pronarët e klubit parisian, potencialisht duke zëvendësuar shefin aktual të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përcjell Telegrafi.

Sarkozy, është që një jetë mbështetës i Paris Saint-Germain, për të cilin thuhet se ka marrë pjesë në 90 për qind të ndeshjeve të tyre sezonin e kaluar, ka thënë edhe më parë se ai do të bashkohet me klubin nëse ai dështon në përpjekjen e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Sarkozy së bashku me Al-Khelaifin gjatë një ndeshje të PSG-së!

Ai përfundimisht u rendit i treti nga republikanët në balotazhin primar të mbajtur në nëntor, dhe miqësia e tij me pronarët e klubit ka çuar në spekulime përreth përfshirjes së tij në klub. /Telegrafi/

Exit mobile version