Site icon Telegrafi

SAPO MENDOJA PËR TY

Poezi nga: Jim Morrison
Përktheu: Genci Muçollari

Vështroj valët kreshtëbardha tek kridhen
në oqeanin blu, trishtuar.
Me një buzëqeshje në fytyrë, ty duke të menduar.
Kujtime të ëmbla, çastet së bashku plot butësi.
Më përkëdhelin si flladi i lehtë në ajri.
Ndjesi dashurie më vlojnë kur dorën tënde prek.
Nata verore kur ne të dy ecnim në breg.
Dallgët rrahin shkëmbinjtë aty pranë
Lotojnë sytë e mi, e dijnë që ti e imja je.
Tek përjetoj një dashuri si e jona,
zemra ime psherëtin me gëzim.
Ndërsa shikoj retë vjollcë,
që shkasin hijshëm, tej në fluturim.

Exit mobile version