Mediat braziliane janë të impresionuara nga ndikimi që Neymar ka pasur në skuadrën e tij Santos që nga kthimi në klub javën e kaluar.
Anësori brazilian, i cili nesër do të festojë ditëlindjen e tij të 33-të, ka zëvendësuar Al Hilalin saudit me klubin ku filloi karrierën e tij.
Në pritje të debutimit të rikthimit të tij për Santos, tifozët e atij klubi po luftojnë për çdo biletë.
Oi. ✋🏾😜🤚🏾 pic.twitter.com/bjglvITKww
— Santos FC (@SantosFC) February 4, 2025
Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira njoftoi sot se klubi ka tejkaluar një numër rekord prej 70,000 anëtarësh.
Më shumë se 20,000 prej tyre u bashkuan në vetëm pak ditë, menjëherë pasi Neymar nënshkroi për klubin.
Para mbërritjes së tij, Santos kishte 48,000 anëtarë. Stadiumi Vila Belmiro, shtëpia e Santos, mund të strehojë vetëm 16,000 shikues, ndaj mediat braziliane raportojnë se lufta për çdo biletë në stadium është e madhe.
Debutimi i Neymar do të ndodhë në ditëlindjen e tij, të mërkurën kundër Botafogos dhe biletat janë shitur në kohë rekord. Ai pritet të hyjë në lojë në pjesën e dytë.
O final de semana perfeito chegou ao fim, mas o ano está só começando! 🤍🖤 pic.twitter.com/WCjDKZ91lH
— Santos FC (@SantosFC) February 3, 2025
Efekti i sjelljes së Neymar është i dukshëm edhe në rrjetet sociale, pasi Santos kaloi nga 3.5 milionë ndjekës në Instagram në më shumë se 6.5 milionë në vetëm pak ditë. /Telegrafi/