Telegrafi

Sanksionet amerikane i shkaktuan dëm 1 trilion dollarë ekonomisë së Iranit

Sanksionet e njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara shkaktuan dëme në vlerë prej 1 trilion dollarësh në ekonominë e Iranit.

Mohammad Javad Zarif tha të dielën pasi SHBA-të morën masa për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 me fuqitë botërore përmes heqjes së sanksioneve, Teherani do të dëshirojë të negociojë për dëmet që ka pësuar.

“Kur të takohemi, ne do të mbledhim kompensim”, tha Zarif, raporton aljazeera.

“Nëse ato kompensime do të marrin formën e dëmshpërblimit, ose nëse ato marrin formën e investimeve, ose nëse marrin formën e masave për të parandaluar një përsëritje të asaj që bëri Trump”, tha duke iu referuar ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ky i fundit në mënyrë të njëanshme braktisi marrëveshjen bërthamore në vitin 2018 dhe vendosi sanksione të ashpra dhe gjithëpërfshirëse që synuan të gjithë sektorët e ekonomisë së Iranit. Sipas Zarif, Trump rivendosi 800 sanksione që ishin vendosur mbi Iranin para marrëveshjes bërthamore dhe vendosi 800 të reja, të gjitha këto duhet të hiqen para se SHBA të kthehen në marrëveshje. /Telegrafi/