Site icon Telegrafi

Sancho u kërkon falje tifozëve të Unitedit pas humbjes turpëruese nga City

(Foto: Instagram/sanchooo10)

Jadon Sancho u ka kërkuar falje fansave të Manchester Unitedit pas humbjes turpëruese në derbi nga Manchester City (4-1).

Sulmuesi anglez shënoi golin e vetëm në Etihad Stadium që rezultoi vetëm goli i nderit për Djajtë e Kuq që u nënshtruan nga rivali lokal.

Si pasojë e asaj humbjeje, Unitedi ra në vend të pestë në tabelën e Ligës Premier duke e rrezikuar pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Kërkimfalje tifozëve… Nuk mjafton. Duhet ta konsiderojmë vetën si futbollistë dhe të angazhohemi shumë që t’i rregullojmë gjërat. Do t’i vazhdojmë përpjekjet”, ka shkruar Sancho në Twitter.

Lexo po ashtu Barazohen shifrat në Etihad: Jadon Sancho i realizon super gol Man Cityt

Manchester Unitedi numëron 47 pikë (në vend të pestë), një më pak se Arsenali (në vend të katërt), por Topçinjtë kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Exit mobile version