Telegrafi

Sancho prezent në qendrën stërvitore të Man United për herë të parë që nga përplasja me Ten Hag

Jadon Sancho u pa në qendrën stërvitore të Manchester United në “Carrington” për herë të parë që nga përplasja me Erik Ten Hag.

Sancho ishte i shoqëruar nga bashkëlojtari i tij Kobbie Mainoo, dhe një tifoz i ri në moshë në një ndeshje të grupmoshave U-18 të Unitedit këtë të shtunë.

Ekipi i të rinjve të United shënuan një fitore të jashtëzakonshme me rezultat 5-1 ndaj Newcastle.

Sidoqoftë, mbetet ende e paraqartë nëse sulmuesi anglez do të rikthehet në ekipin e parë të “Djajve të Kuq” pas një ‘lufte’ përmes deklaratave me trajnerin e tij.

Sancho pretendoi se ai u bë ‘kurban’ në një replikë në internet, pasi u hoq nga lista e lojtarëve për ndeshjen ndaj Arsenalit, të cilën ata e humbën me rezultat 3-1 në fillim të shtatorit.

23-vjeçari u bë pjesë e klubit anglez në korrik të vitit 2021 pasi paraprakisht kishte veshur fanellën e Dortmundit. Transferimi i tij i kushtoi Manchester Unitedit rreth 85 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me klubin skadon në qershor të vitit 2026.

Lexo po ashtu "Nuk flas për lojtarë të padisponueshëm" - Ten Hag godet sërish Jadon Sanchon

Deri më tash, Sancho është paraqitur në 82 ndeshje me Manchester United, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 6 asistime./Telegrafi/