Telegrafi

Sancho ‘plotësisht i dëbuar’ në Man Utd, dalin detaje të reja të pasojave të anglezit nga Erik ten Hag

Një raport i ri i mediave angleze përshkruan se si sulmuesi anësor, Jadon Sancho, është “dëbuar plotësisht” në Manchester United.

Sancho është përjashtuar pasi publikoi një deklaratë ku kërkonte largimin e Erik ten Hag për komentet e bëra pasi ai u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund mohoi pretendimet se ai nuk performoi në nivelet e kërkuara në stërvitje dhe tha se ai ishte bërë një ‘kurban’ i dështimeve.

Anglezi e ka fshirë postimin e tij, por për shkak se nuk ka kërkuar falje, anglezi nuk është i mirëpritur në ambientet e ekipit të parë.

Lexo po ashtu Ten Hag flet sërish për Jadon Sancho - situata duket e brishtë

Mediumi The Mirror detajon se Sancho është përjashtuar nga të gjitha ambientet e skuadrës së parë.

Atij thuhet se nuk i lejohet të shoqërohet me shokët e tij të skuadrës, as nuk i lejohet të përdorë zonën e ngrënies së ekipit të parë.

Në vend të kësaj, 23-vjeçari duhet të hajë me lojtarët e akademisë. Vetë lojtari besohet të jetë i pakënaqur, por është ende i vendosur në refuzimin e tij për të kërkuar falje.

Ten Hag ka dëshmuar kokëfortësinë e tij me situatën e Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar dhe thuhet se e vetmja mënyrë për t’u kthyer për Sancho është të thotë se i vjen keq.

Lexo po ashtu Man Utd mund të nënshkruajë falas në janar zëvendësuesin e Sanchos, katër emra në listë

“Ekziston një mënyrë e lehtë për të zgjidhur këtë situatë, e cila është që Jadon t’i kërkojë falje menaxherit. Diçka duhet të japë – dhe nuk do të jetë menaxheri”, i ka thënë një burim i Unitedit gazetës angleze.

Ndryshe, Sancho nënshkroi një transferim prej rreth 85 milionë eurosh te Unitedi në vitin 2021 dhe ka bërë 82 paraqitje, duke shënuar 12 gola. /Telegrafi/