Një raport i ri i mediave angleze përshkruan se si sulmuesi anësor, Jadon Sancho, është “dëbuar plotësisht” në Manchester United.
Sancho është përjashtuar pasi publikoi një deklaratë ku kërkonte largimin e Erik ten Hag për komentet e bëra pasi ai u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund mohoi pretendimet se ai nuk performoi në nivelet e kërkuara në stërvitje dhe tha se ai ishte bërë një ‘kurban’ i dështimeve.
Anglezi e ka fshirë postimin e tij, por për shkak se nuk ka kërkuar falje, anglezi nuk është i mirëpritur në ambientet e ekipit të parë.
Mediumi The Mirror detajon se Sancho është përjashtuar nga të gjitha ambientet e skuadrës së parë.
Atij thuhet se nuk i lejohet të shoqërohet me shokët e tij të skuadrës, as nuk i lejohet të përdorë zonën e ngrënies së ekipit të parë.
Jadon Sancho has reportedly been exiled from all first-team facilities at Manchester United – including the team dining room 🍽️
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 26, 2023
Në vend të kësaj, 23-vjeçari duhet të hajë me lojtarët e akademisë. Vetë lojtari besohet të jetë i pakënaqur, por është ende i vendosur në refuzimin e tij për të kërkuar falje.
Ten Hag ka dëshmuar kokëfortësinë e tij me situatën e Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar dhe thuhet se e vetmja mënyrë për t’u kthyer për Sancho është të thotë se i vjen keq.
“Ekziston një mënyrë e lehtë për të zgjidhur këtë situatë, e cila është që Jadon t’i kërkojë falje menaxherit. Diçka duhet të japë – dhe nuk do të jetë menaxheri”, i ka thënë një burim i Unitedit gazetës angleze.
Ndryshe, Sancho nënshkroi një transferim prej rreth 85 milionë eurosh te Unitedi në vitin 2021 dhe ka bërë 82 paraqitje, duke shënuar 12 gola. /Telegrafi/