Site icon Telegrafi

Sancho hyn në histori të Bundesligas pas golit ndaj Union Berlinit

Jadon Sancho ka bërë histori te Borussia Dortmundi duke regjistruar golin e tij të 25-të në Bundesliga përpara se të arrijë ditëlindjen e tij të 20-të.

Reprezentuesi anglez shënoi golin e parë në fitoren 5-0 të Dortmundit kundër Union Berlinit.

Kishte vetëm 13 minuta lojë kur Sancho hapi rezultatin për fitoren e madhe të ekipit të Lucien Favre.

Lexo po ashtu Top 15 lojtarët me më së shumti gola e asiste deri më tani në këtë sezon në pesë ligat evropiane

Ky gol ishte i 12-ti sezonal për sulmuesin anësor anglez, i cili ka edhe 12 asistime deri më tani në Bundesliga.

Me këtë gol, Sancho ka arritur në kuotën e 25 golave deri më tani në Bundesliga dhe ky do të thotë rekord për të dhe kampionatin gjerman.

Sancho bëhet lojtari i parë në histori që arrin këtë numër të golave pa i mbushur ende 20 vjet.

Asnjë lojtar në historinë e Bundesligës nuk ka qenë kaq i frytshëm në një fazë kaq të hershme të karrierës së tyre dhe 25 golat e tij vijnë nga 64 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version