Telegrafi

Sancho goditet me çakmak pasi asistimit mahnitës të goli i Gotzes, anglezi kishte nevojë për mjekim

Jadon Sancho (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Derbi mes Borussia Dortmundit dhe Schalke 04 pritej të ishte i zjarrtë dhe ashtu ndodhi.

Filloi me golin e Mario Gotzes pas asistimit mahnitës nga Jadon Sancho në minutën e 13-të, por për anglezin festa e golit nuk ishte edhe aq e mirë.

Ai u godit nga një çakmak i hedhur nga tifozët mysafirë dhe kështu kishte nevojë për asistencë nga mjekët e skuadrës.

Por, anglezi ishte në gjendje të vazhdojë ndeshjen, ku nuk mungoi spektakli nga ai.

Vlen të theksohet se Sancho pas këtij asistimi bëhet lojtari i parë anglez që arrin 14 asistime në top pesë ligat evropiane që nga sezoni 2009/10, atëherë këtë gjë e kishte arritur Frank Lampard. /Telegrafi/