Derbi mes Borussia Dortmundit dhe Schalke 04 pritej të ishte i zjarrtë dhe ashtu ndodhi.
Filloi me golin e Mario Gotzes pas asistimit mahnitës nga Jadon Sancho në minutën e 13-të, por për anglezin festa e golit nuk ishte edhe aq e mirë.
Ai u godit nga një çakmak i hedhur nga tifozët mysafirë dhe kështu kishte nevojë për asistencë nga mjekët e skuadrës.
https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1122146123152547840
Por, anglezi ishte në gjendje të vazhdojë ndeshjen, ku nuk mungoi spektakli nga ai.
Vlen të theksohet se Sancho pas këtij asistimi bëhet lojtari i parë anglez që arrin 14 asistime në top pesë ligat evropiane që nga sezoni 2009/10, atëherë këtë gjë e kishte arritur Frank Lampard. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1122146407627022336
https://twitter.com/Yaspar_/status/1122141792722477061