Site icon Telegrafi

Sanchez pritet t’i mungojë rreth dy muaj Unitedit

Alexis Sanchez është lënduar në ndeshjen e fundjavës ndaj Southamptonit dhe pritet të mbetet jashtë fushave për rreth dy muaj.

Sulmuesi kilian u zëvendësua pas 52 minutash në fitoren 3-2 në Old Trafford pas një dueli me mbrojtësin e mysafirëve, Jan Bednarek dhe stafi mjekësor i Unitedit ende nuk ka dhënë ndonjë prognozë rreth këtij lëndimi.

Megjithatë, Sanchez përballet me një mungesë rreth dy muaj sipas mjekut të kombëtares së Kilit, Pedro Onate, i cili analizoi dëmtimin e gjurit të lojtarit.

Lexo po ashtu Sanchez pritet të largohet në verë nga Manchesteri

Onate tha se kontrollet e gjendjes së Sanchez treguan se ai kishte vuajtur nga zgjerimi i ligamentit të gjurit, i cili do t’i merr disa javë për t’u shëruar.

“Nuk do të ketë probleme për të që të jetë në Copa America, sepse ai do të jetë jashtë fushave prej gjashtë deri në tetë javë”, ka thënë fillimisht Onate për El Mercurio.

Kiliani ndjente dhimbje pas lëndimit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Alexis madje mund të luajë përsëri para kësaj kohe. Plus, ka një rrugë të gjatë për të shkuar deri në Copa America”.

“Zgjerimi i ligamentit të gjurit është një lëndim i bezdisshëm, por nuk është aq kompleks”, përfundoi ai.

Sanchez duke lëshuar fushën i lënduar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

United do të jetë pa Sanchez në udhëtimin e tyre në Paris Saint-Germain për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve të mërkurën, ku shpresojnë të përmbysin një deficit prej 2-0.

Ndryshe, Sanchez ka bërë vetëm tetë paraqitje në Ligën Premier për klubin në sezonit 2018-19, duke shënuar vetëm një herë. /Telegrafi/

Exit mobile version