Site icon Telegrafi

Sanchez pritet të largohet në verë nga Manchesteri

LONDON, ENGLAND - JANUARY 25: Alexis Sanchez of Manchester United looks on during the FA Cup Fourth Round match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on January 25, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Alexis Sanchez nuk po arrin asesi të gjejë qetësi tek Manchester Untiedi.

Sulmuesi kilian nuk preferohej nga ish-trajneri i United, Jose Mourinho, por e njëjta gjë po ndodh edhe me Ole Gunnar Solskjaer.

Edhe pse trajneri norvegjez ia ka dhënë në disa ndeshje mundësinë, Sanchez nuk ka arritur të tregojë cilësitë që posedon.

Mediat angleze kësisoj kanë raportuar se kiliani do të jetë lojtari i parë që do të largohet në afatin kalimtar të verës nga Manchester United.

Në Angli besojnë se mund ta shohin Sanchezin edhe njëherë me fanellë të Arsenalit, por një gjë e tillë është shumë e vështirë.

Alexis Sanchez. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari e pëlqen një rikthim në kampionatin italian Serie A, por problemi kryesor mbetet paga e tij.

Inter dhe Napoli kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin shtatshkurtër, por asnjëra skuadër nuk i ofron pagë më të lartë se shtatë milionë euro në stinor.

Sanchez mund ta vazhdoj karrierën edhe në Kinë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi skuadrat e këtyre dy vendeve i kanë premtuar pagë të njëjtë me atë që fiton në United.

Reprezentuesi i Kilit ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ku ka arritur të shënoj vetëm dy gola, një në kampionat dhe një në Kupën e Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version