Telegrafi

Sanchez nuk stërvitet me United, por arsyeja nuk është kalimi te Interi edhe pse po punohet për transferim

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit me klub dhe lëvizja te Interi duket gjithmonë e më afër.

Sanchez aktualisht është në përparësi të madhe për tu bashkuar me Nerazzurrët, të cilët janë duke kërkuar sulmues qysh prej fillimit të afatit kalimtar.

Marrëveshja është afër mbylljes dhe ai do të bashkohet me Romelu Lukakun si huazim.

The Sun shkruan se sulmuesi kilian nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme stërvitore të Djajve të Kuq. Kjo nuk është për shkak të një transferimi te Inter.

Në fakt, Sanchez duhej të shkonte në ambasadën amerikane në Londër për të marrë një leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, lëvizja e tij me nerazzurrët po afrohet në çdo orë e më shumë.

Agjenti i tij ka qenë duke punuar në marrëveshje dhe pjesa e pagave është e vetmja gjë që ka mbetur pezull. /Telegrafi/